AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 13:13

Paketa anti-KÇK, Paloka: Rama po i shpjegonte Rrajas në sallë se si do luftojë krimin

Paketa anti-KÇK, Paloka: Rama po i shpjegonte Rrajas në sallë


Vetëm pak minuta pasi kryeministri Edi Rama prezantoi paketën anti-KÇK, vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, nënkryetari i PD-së Edi Paloka ironizon praninë e deputetit të PS-së Rrahman Rraja në sallën ku fliste Rama, ndërsa shkruan se ky i fundit i shpjegonte socialistit se si do e luftojë krimin. Në këtë linjë Paloka thekson se Rama e ka kthyer Shqipërinë në parajsën e krimineleve dhe të oligarkëve.

Kujtojmë se emri i deputetit të PS-së është përfolur shumë, pasi djali i tij u arrestua për dhunë ndaj ish-të dashurës, ndërsa nipi i tij Redjan Rrahja për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

POSTIMI I PALOKËS

Rama i shpjegon Rrajes se si do luftoje krimin!!!

Do te ishte nje “Stand up comedy” nese ai qe po jep “shfaqje” prej oresh , nuk do te ishte ne karrigen e kryeministrit te vendit te cilin ai dhe askush tjeter e ka kthyer ne parajsen e krimineleve dhe oligarkeve.

Ne fakt edhe sot komentet jane te teperta, mjafton te shohesh “auditorin”.

Rama po i shpjegon Rrahman Rrajes se si do te zhduke folete e krimit…nderkohe qe nipi i Rrajes akuzohet per atentat ndaj nje prokurori (te kercenuar nga Rama) dhe i biri per perdhunim.