TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një event unik në llojin e vet. Ai ka prezantuar paketën e njohur tashmë si "Anti KÇK", për të luftuar krimin e organizuar dhe gjyqtarët, apo prokurorët e korruptuar, duke ndërtuar kështu një sistem paralel me reformën në drejtësi.
Por, përpara se të prezantonte këtë paketë, Rama foli për të gjithë akuzat që drejtohen ndaj tij dhe qeverisë së tij dhe shpjegoi se këto akuza, janë të gjitha mashtrime dhe se qeveria ka punuar shumë mirë në këto gjashtë vite. Ai tha se në vendin tonë nuk ka oligarkë, se koncesionet kanë përmirësuar jetën e qytetarëve dhe se vilën në Surrel e ka me fatura të deklaruara.
Pra, përpara se të shpaloste nismën për luftën e madhe ndaj korrupsionit dhe krimit, Edi Rama i shpjegoi popullit, por edhe vetë hetuesëve të strukturës së tij, se ai vetë nuk është aspak i korruptuar dhe se të gjitha akuzat ndaj tij dhe qeverisë janë shpifje. Pasi i bëri këto sqarime të gjata, për shkak se lista e akuzave është mjaft e gjatë, Rama kaloi tek prezantimi i paketës.
Ai i shpalli "luftë" KÇK-së, duke e quajtur një "kancer" dhe tha se nuk mund të pritet vettingu për të ndëshkuar kriminelët.
“Nuk është term i shpikur, e kam dëgjuar nga ata vetë. KÇK-ja është një kancer, që e ka pëshpejtuar punën për shkak se e dinë shumë mirë që nuk do ta kalojnë Vetingun. Më parë ecnin ngadalë, se nuk e dinin për Vetingun, tani duan të kapin ça t'ju dalë përpara”, u shpreh kryeministri për gjyqtarët dhe prokurorët.
Rama foli gjithashtu për atentatin ndaj prokurorit Ndoji, duke e konsideruar një "fatmirësi" faktin që prokurori gjendej në makinë me një "eksponent të krimit".
"Rasti i Durrësit për fat të mirë, e solli rastësia u gjendën në një makinë prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dhe dokumentet e vjedhur të prokurorisë. Ato dokumente, që për një kohë të gjatë i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi në kurriz Donika Prelës.
Tani çfarë duhet të bëjmë ne, të presim Vetingun? Për shkak të këtij sistemi drejtësie dhe kriminelët kanë shpattullat e ngrohta. Kanë një paturpësi dhe mungesë ekstreme kujdesi për të fshehur gjurmët, çfarë të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës për shkak se gjykata dhe prokuroria nuk bën dot asgjë?”
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/11/25/paketa-anti-kck-do-te-krjoje-nje-polici-dhe-hetuesi-private-te-kryeministrit-rama/