TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka dalë paraditen e sotme në një monolog, për të prezantuar paketën "Anti-Kçk", por në hyrje të prezantimit ka folur për të gjitha pikat më të nxehta të qeverisjes së tij, ku akuzat kanë qenë të shumta, si koncesionet, oligarkët, apo edhe të ardhurat e tij.
Rama u ndal tek vila e tij me tre pjesë në Surrel dhe u shpreh se kjo është një vilë e zakonshme por se ka deklaruar të gjithë faturat.
"Sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit, që janë ndërtuar në Shqipëri? Kam parasysh shtëpitë me dy kate, tre kate, katër kate, që kanë qenë produkt i punës? Janë mbi gjysëm milioni. Vila ime në Surrel ka një formë që është e ndryshme, sic jam unë i ndryshëm dhe sic janë të gjithë të ndryshëm nga njër tjetri. Eshtë një banesë individuale e një familje shqiptare më shumë. Për ata që kanë hedhur pafund baltë lidhur me këtë, mund të them që shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe me çdo faturë", u shpreh Rama.
Kujtojmë se gjatë protestës së studentëve, kryeministri Rama u pyet nga një student se cili ishte burimi i parave me të cilat ka ndërtuar vilën e tij në Surrel. Atë kohë kryeministri deklaroi se kishte qenë emigrant dhe kishte kursyer para.
"S’kam deklaruar që kam 2 mijë euro, është gënjeshtër e sajuar. Kam qenë emigrant, dhe si emigrant kam bërë edhe unë sakrificën në emigracion. Shtëpia ime jo vetëm është e deklaruar në detaj, por edhe taksat i ka të regjistruara", i tha Rama studentit rreth një viti më parë.
/TPZ.al/
Vila "e zakonshme" me tre pjesë e Edi Ramës në Surrel:
