AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 13:12

Ironia/ Rama i shpall luftë KÇK-së, në sallë edhe deputeti Rrahman Rraja...

Edi Rama ka ftuar të gjithë ministrat, zv/ministrat, deputetë e anëtarë të PS, në prezantimin e planit kundër KÇK-së, për të luftuar krimin, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, të cilët kryeministri i konsideron "një kancer".

Kryeministri e ka identifikuar njërin prej "anëtarëve" të kësaj "bande". Sipas tij, prokurori Arjan Ndoji është pjesë e KÇK-së. Rama sëbashku me Braçen e sulmuan prokurorin, i cili pas këtij linçimi publik, u vu në shënjestrën e një atentati, duke mbetur i plagosur, ndërsa shoferi i tij ndërroi jetë.

Por ndërkohë që Rama fliste dhe shpallte këtë luftë, në sallë vihej re prania e deputetit Rrahman Rraja. Si për ironi, nipi i deputetit Rraja, është i arrestuar si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja.

FOTO: