TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë i ftuar në emisionin "Open" në Top Channel, ku ka sulmuar ashpër ish kryeministrin Sali Berisha. Thaçi tha se Berisha është "argat i Millosheviçit" dhe se ka furnizuar atë me armë.
"Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë. Sali Ram Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë”,
“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të ketë autonomi nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, u shpreh Thaçi.
Presidenti i Kosovës, tha gjithashtu se është i gatshëm të përballet me ish kryeministrin Berisha, në një debat televiziv.
/TPZ.al/