AKTUALITET, 20 Maj 2019, 21:42

Gazetari i "Bild" zbulon kush shërbeu si burim për shkrimin që tronditi Qeverinë "Rama"

Gazetari i "Bild" zbulon kush shërbeu si burim për shkrimin

Gazetari i të përditshmes gjermane “Bild”, Peter Tiede në një lidhje direkte me emisionin “A-Show”, në News 24 ka folur rreth artikullit të shkruar nga ai vetë, ku shprehej qartë për lidhjet e forta të krimit me politikën shqiptare. Peter Tiede, tha se ka investiguar vetë në Shqipëri, por pjesën më të madhe të informacionit rreth situatës aktuale ku ndodhet vendi e ka marrë nga policë që janë në azil politik.

Krasta: Ishit i vetëedijshëm që artikulli do të bënte zhurmë të madhe?

Peter Tiede: Natyrsht që jo ishte një artikull i vogël për raportet tona mediatike. Merrem me pjesë më të mëdha për dokumentarë. Ky artikull nuk ishte pjesë e një dokumentari.

Mundet ju të investigoni personalisht në Shqipëri?

Kam qenë disa herë në Shqipëri. Kam qenë në Greqi dhe vende të tjera. Kam qenë një javë në Shqipëri, kam takuar njerëz më kanë dhënë informacion dhe më kanë dhënë përshtypje se çfarë ka ndodh në Shqipëri. Janë njerëz që nuk preferojnë të flasin në Shqipëri. Kryesisht janë disa policë që i kanë ikur burgimit apo arrestit, apo policë që kanë qenë në arrest shtëpie. Kanë kërkuar azil politik jashtë vendit dhe mbrohen. Ata flasin si për qeverinë si për opozitën.