AKTUALITET, 2 Nëntor 2019, 12:36

Tezja e të “fortit” të Sukthit shpërthen në akuza ndaj Ramës: Ai është përgjegjës për atentatin!

Tezja e të “fortit” të Sukthit shpërthen në


Familjarët e Landi Muharremit, i cili ka ndryshuar identitetin në Aleksandër Laho, kanë hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Teksa kanë folur pa praninë e kamerave për Fax News, ata janë shprehur se numri një i qeverisë është përgjegjës për atentatin e kryer në drejtim të nipit të tyre, pasditen e djeshme te mbikalimi i Shkozetit.

Muharremi ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë një plumb në zonën e nofullës.

Pikërisht kjo plagë në zonën e gojës, ka bërë që prokuroria ta ketë të pamundur marrjen e dëshmisë së tij.

Landi Muharremi i njohur si “i forti i Sukthit”, ishte një prej personave që u akuzua si i përfshirë në rrahjen barbare ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri.

Më 10 shtator të 2016-s, Mitri u dhunua nga disa persona, të cilët e ndaluan në rrugë teksa ishte duke udhëtuar me makinë.

Skena e tmerrit ndodhi në sy të familjes së biznesmenit.

Shkak për ngjarjen ishte bërë një konflikt pronësie në Gjirin e Lalëzit./ Fax News