AKTUALITET, 2 Nëntor 2019, 12:05

Të dëmtohesh nga qejfi, Rashford rrezikon të mungojë për Junajtid pas problemit në gju

Të dëmtohesh nga qejfi, Rashford rrezikon të mungojë


Markus Rashford është një nga lojtarët më në formë të momentit te skuadra e Mançester Junajtid.

Ylli i ‘Djajve të Kuq’ ishte njeriu i ndeshjen në mesjavë ndaj Çelsit duke i eliminuar londinezët falë dy golëshit të tij.

Por, për ndeshjen e sotme në kampionat ndaj Bornemuth, prezenca e Rashford është në dyshim. Kjo për shkak të një dëmtimi, i cili mund të ketë ardhur në përkeqësim gjatë festës së golit të dytë ndaj Çelsit. Sulmuesi realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit dhe entuziazmi ishte i madh, ndërsa festoi duke rrëshqitur me gjunjë mbi barin e ‘Stamford Bridge’.

Në këtë moment tronditja e marrë në gju duket se ka zgjuar dëmtimin e mëparshëm dhe Rashford tashmë po vuan pasojat. Ende nuk është vendosur nëse 22-vjeçari do ia dalë të jetë në fushë, por ndonjëherë edhe festa prish punë dhe të hap telashe si në rastin e Rashford.