TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi qëndroi për disa orë në reanimacionin e spitalit Rajonal të Durrësit, prokurori Arjan Ndoj është transferuar në një prej dhomave të pavionit.
Ndoj, i cili mori dy plumba nga atentati i djeshëm në mbikalimin e Shkozetit dhe për pasojë pati dëmtime të klavikulës, është takuar me familjarët e tij, të cilët kanë qenë në ankth për orë të tëra pas ngjarjes së rëndë.
Burime nga spitali i Durrësit bënë me dije se gjendja shëndetësore e Ndojës paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht në spital ndodhet edhe miku i tij Pëllumb Muharremi, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit, ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku, është shtruar tek Trauma./ BW