TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eduard Xhezo, i cili u arrestuar nga Policia pak ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj ka dalë sot para Gjykatës.
Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” Më 4 gusht të këtij viti për shkak të një konflikti të momentit ka vrarë me armë zjarri biznesmenin 50-vjeçar Arben Beqiraj.
Vrasja
Ngjarja në fjalë ndodhi në gusht, në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, në një kohë kur bregu i detit ishte ende plot me pushues.
Arben Beqirajt u qëllua në lokalin e tij me disa plumba në trup, ndërkohë qe policia shpalli në kërkim për këtë ngjarje 34-vjeçarin Eduart Xhezo dhe tre bashkëpunëtorët e tij.
34-vjeçari Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku.
Thuhet se shkak është bërë kalimi i Xhezos me kalë para biznesit të tij.