TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja një nga të shoqëruarit në Polici është Julian Meçe, i cili është lënë i lirë pasi është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Meçe dyshohet se mund të jetë një nga porositësit e ngjarjes, pasi autorët kanë qenë me pagesë, dhe dyshohet se janë nga veriu i vendit.
Kush është Julian Meçe?
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.
Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt.
Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë. Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.
Ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar nga policia e Durrësit, ata kanë qëlluar në një distancë shumë të afërt, plot 43 plumba nga dy kallashnikovë dhe sërish ata, nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund porosinë e marrë, ekzekutimin e Plaurent Dervishaj.
Të tre personazhet shumë të njohur në Durrës dhe me probleme me drejtësinë Shqiptare, kanë mundur ti shpëtojnë paq një super atentati të mirë organizuar dhe përgatitur në çdo detaj.