AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 22:14

Cungu ka peng që Kukësi nuk i shënoi Karabakut: Na mungoi qetësia

Cungu ka peng që Kukësi nuk i shënoi Karabakut:  Na mungoi

Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u luajt ndeshja e parë e turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Kukësit dhe Karabalut. Pas ndeshjes trajneri i verilindorëve, Armando Cungu, deklaroi:

“Përgjithësisht ishte një ndeshje e mirë, ndaj një kundërshtari që ka nivel të lartë. Nëse do të luanim më të hapur, do të ndëshkoheshim. Mund edhe të kishim fituar, por na mungoi qetësia e duhur. Kishim dy-tre raste që mund të shënonim dhe të ndëshkonim kundërshtarin”.