AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 14:13

Pronësia e ‘Sami Frashërit’/ Kërpaçi-Veliajt: Le të nxjerrim letrat, kush gënjen?


Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka reaguar pas deklaratës së kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pronësinë e gjimnazit “Sami Frashëri”.

“Lali mashtruesi na publiko certifikatën e pronësisë të rifreskuar. Ajo që kemi nxjerrë ne është dhe ajo që ke ti, por ke fshehur kartelën e 28 tetorit. Ti na nxirr datën e kartelës që ke publikuar.

Nxirre siç është, në rast të kundërt do të nxjerrim atë të ditës së sotme",- shkruan Kërpaçi në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Kërpaçi ka publikuar edhe videon me kartelën, ku i drejtohet kryebashkiakut:

"Erion Veliaj, kjo është kartela e dalë me datë 28.10.2020, mund ta kthesh dhe ti kartelën që nxore sot me datën e sotme?" i drejtohet kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.