TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sulm i koordinuar terrorist, me disa agresorë, tronditi kryeqytetin austriak, Vienën, mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar një numër viktimash dhe shumë të plagosur.
Sulmi ka ndodhur në gjashtë zona të kryeqytetit austriak dhe pamjet që vijnë nga Viena janë vërtet tmerruese.
Kancelari Kurtz, ka deklaruar se kemi të bëjmë me një sulm terrorist dhe se ushtria do të dalë të mbrojë objektet, për të lejuar policinë të fokusohet në kapjen e autorëve dhe sigurimin e rendit publik.
Kurtz deklaroi se vendi po kalon momente të vështira.
"Po kalojmë momente të vështira në republikën tonë. Dua të falenderoj të gjithë ekipet tona të emergjencës, që rrezikuan jetët e tyre për sigurinë tonë, veçanërisht sot. Policia jonë do të veprojë me vendosmëri ndaj këtyre agresorëve të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist", shkruan Kurtz në Twitter.
Raportimet paraprake flasin për shtatë viktima, mes tyre edhe një oficer policie.
Mësohet se një prej terroristëve gjithashtu ka humbur jetën. /TPZ.al/
https://www.tpz.al/2020/11/02/pamje-te-renda-qytetare-te-gjakosur-dhe-terroriste-qe-hapin-zjarr-ja-cfare-po-ndodh-ne-rruget-e-vienes/