TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, e ka quajtur tronditës lajmin për një tjetër sulm të ndodhur mbrëmjen e sotme në një kryeqytet europian, referuar sulmit në Vjenë me disa të vdekur. Ai thotë se mendimet shkojnë për familjarët e viktimave ndërsa shprehet se e gjithë Europa është e bashkuar kundër dhunës dhe urrejtjes.
“Është trishtim dhe tronditje lajmi për një tjetër sulm në Europë mbrëmjen e sotme. Mendimet tona shkojnë për miqtë dhe familjarët e viktimave dhe popullin e Vjenës. Në të gjithë kontinentin tonë, ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe urrejtjes”, shkruan ai.
Sulmi që tronditi Vjenën mbrëmjen e sotme shkaktoi disa viktima, ndërkohë që i gjithë qyteti u përfshi nga paniku.
https://twitter.com/EP_President/status/1323382305889673217?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323382305889673217%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fsulmi-ne-vjene-david-sassoli-mendimet-tona-shkojne-per-miqte-dhe-familjaret-e-viktimave%2F