AKTUALITET, 2 Nëntor 2020, 19:54

E rëndë në Tiranë/ 77-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i pallatit, niset me urgjencë në spital

E rëndë në Tiranë/ 77-vjeçari hidhet nga kati i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i moshuar është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 77-vjeçarin me inicialet H.K., i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.