TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeqyteti i Austrisë, Viena, është përgjakur mbrëmjen e sotme nga sulme në gjashtë zona të ndryshme.
Ministri i Brendshëm Karl Nehammer, ka thënë se ngjarja është qartazi "një sulm terrorist".
Një numër agresorësh, të armatosur, e koordinuan sulmin në gjashtë zona të ndryshme, sipas policisë, duke vrarë disa persona. Deri tani policia ka konfirmuar katër viktima.
Një prej terroristëve është vrarë nga policia.
Gazeta austriake “Kurier” tha të paktën një nga fatalitetet ishte një oficer policie. Ajo shtoi se ishin katër persona të plagosur rëndë. Kishte shumë persona të armatosur, sipas mesazheve dërguar anëtarëve të komunitetit vendas hebre.
“Ka disa persona të plagosur,” shkroi policia në Twitter. “Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ”.
Policia e Vienës gjithashtu shkroi në Twitter se rrethanat e sakta të incidentit ishin ende duke u përcaktuar.
Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët që thanë se disa të shtëna u dëgjuan pak pas orës 20:00 . Operacioni policor po zhvillohej në qendër të Vjenës.
https://twitter.com/disclosetv/status/1323348213097730050?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323348213097730050%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.timesofisrael.com%2Fshots-fired-near-vienna-synagogue-prompting-massive-police-operation%2F