AKTUALITET, 2 Nëntor 2020, 21:15

Të shtëna me armë në mes të Vjenës, sulm terrorist me disa të vdekur

Të shtëna me armë në mes të Vjenës, sulm terrorist

Të shtëna me armë janë shënuar këtë mbrëmje në Vjenë, Austri. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës kryesore të komunitetit hebre dhe Shul dhe bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Siguria e brendshme e komunitetit hebre në Austri ka udhëzuar të gjithë qytetarët hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre.

Sipas raporteve, një person i armatosur qëlloi në drejtim të Shul, i cili është mbyllur gjatë javës.

Raportohet se ka disa viktima dhe dhjetëra të plagosur.

https://twitter.com/GHG19hr/status/1323344876717703168?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323344876717703168%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-te-shtena-me-arme-ne-mes-te-vjenes-dyshohet-per-sulm-terrorist%2F