TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Venezuelën ka shkuar në 5.546 të vdekur, ndërsa mijëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur ose pa strehë.
Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe mijëra familje kanë humbur banesat e tyre.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se deri tani ka ofruar ndihmë humanitare për më shumë se 100 mijë persona të prekur nga katastrofa. Ndihmat përfshijnë furnizime mjekësore, ujë të pijshëm, ushqime dhe materiale për strehim emergjent.
Agjencitë humanitare paralajmërojnë se nevojat në terren mbeten të mëdha, ndërsa për fazën e parë të emergjencës dhe vijimin e operacioneve të ndihmës nevojiten rreth 80 milionë dollarë.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar vijon mobilizimin e fondeve dhe ndihmave për të mbështetur mijëra familje të prekura nga një prej fatkeqësive natyrore më të rënda që ka goditur Venezuelën në dekadat e fundit.