TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në Pizzone, një komunë në provincën e Isernias, pranë kufirit me rajonet e Abrucos dhe Lazios në Itali.
Lëkundja sizmike, e cila zgjati disa sekonda, u ndje në një zonë të gjerë, përfshirë edhe provincat e Chieti, L’Aquila dhe Caserta.
Tërmeti shkaktoi panik te banorët, të cilët dolën në rrugë nga frika pas lëkundjeve. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Pizzones, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Disa orë më vonë, në orën 03:41 të mëngjesit, në të njëjtën zonë u regjistrua një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 2.2, me epiqendër në një thellësi prej 9 kilometrash.