TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm pas valës së fundit të sulmeve ushtarake, duke shtuar frikën për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sipas raportimeve, forcat amerikane kanë goditur objektiva në territorin iranian, ndërsa Uashingtoni ka paralajmëruar një “ndëshkim të madh ushtarak” ndaj Teheranit dhe aleatëve të tij Houthi në Jemen.
Burime të cituara nga Reuters bëjnë me dije se, pas sulmeve amerikane, Irani ka kundërpërgjigjur duke goditur baza ushtarake amerikane në disa vende arabe dhe ka paralajmëruar se mund të sulmojë edhe objekte jo-ushtarake të përdorura nga personeli amerikan.
Përplasjet janë shtrirë edhe në Detin e Kuq dhe ngushticën strategjike Bab el-Mandeb, ku rebelët Houthi kanë shpallur bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite. Sulmet ndaj dy cisternave saudite të naftës kanë tronditur tregjet ndërkombëtare, duke bërë që çmimi i naftës të kalojë 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj.
Për shkak të rrezikut në rritje, kompani të shumta detare kanë ndryshuar itineraret e anijeve, duke shmangur Detin e Kuq dhe duke përdorur rrugë alternative më të gjata, ndërsa kostot e sigurimit për transportin detar janë rritur ndjeshëm.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani do të mbahet përgjegjës për sulmet e kryera nga luftëtarët Houthi dhe nuk përjashtoi mundësinë e një fushate të re ushtarake kundër Teheranit.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane njoftojnë se që prej rifillimit të përplasjeve në fund të qershorit kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa 666 të tjerë janë plagosur.
Në përpjekje për të ulur tensionet, Pakistani po shqyrton mundësinë e ndërmjetësimit të negociatave mes SHBA-së dhe Iranit, me mbështetjen e Kinës. Megjithatë, burime diplomatike vlerësojnë se rikthimi në dialog mbetet i vështirë.
Sipas Pentagonit, përshkallëzimi i fundit i konfliktit ka shkaktuar edhe humbje në radhët e ushtrisë amerikane, me 18 ushtarakë të vrarë dhe rreth 100 të plagosur.