AKTUALITET, 15 Gusht 2021, 13:38

Tërmeti me mbi 300 viktima në Haiti, Meta: Solidaritet ndërkombëtar për tejkalimin e pasojave tragjike

Tërmeti me mbi 300 viktima në Haiti, Meta: Solidaritet

Presidenti Ilir meta ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrues në Haiti ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 300 persona dhe më shumë se 1 800 të tjerë janë plagosur.

Meta përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se është trishtues lajmi për humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik.

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit!

Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik.

Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen!”, shkruan Meta.