AKTUALITET, 15 Gusht 2021, 08:43

Shpërthen një cisternë nafte në Liban, 20 viktima dhe shtatë të plagosur

Shpërthen një cisternë nafte në Liban, 20 viktima dhe

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një kamioni cisternë që mbante karburant në rajonin verior libanez të Akar.

Lajmin për 20 viktimat e kanë raportuar mediat vendase.

Ndërkaq deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të cisternës.

Ndërkohë kujtojmë se Libani është një vend që është zhytur në një krizë ekonomike, një nga më të këqijat në historinë e saj, pasi qytetarët janë përballur me mungesa akute të karburantit muajt e fundit që po ndikojnë njëkohësisht në furnizimin me nevojat themelore.