AKTUALITET, 15 Gusht 2021, 10:24

“Reuters”: Talebanët po hyjnë nga të gjitha anët në Kabul. Kryeqyteti afgan po bie në duart e militantëve. Zhvendoset stafi i BE-së

“Reuters”: Talebanët po hyjnë nga të gjitha anët

Militantët talebanë kanë filluar të hyjnë nga të gjitha anët në Kabul dhe janë pranë marrjes së kryeqytetit.

“Reuters” duke cituar zyrtarë të NATO-s bën me dije se anëtarë të stafit të BE-së janë zhvendosur në një vend më të sigurt.

Agjencia e lajmeve thotë gjithashtu se një zyrtar amerikan ka konfirmuar se më pak se 50 zyrtarë të ambasadës amerikane do të qëndrojnë, me një ekip kryesor që tani punon nga aeroporti i Kabulit.