AKTUALITET, 15 Gusht 2021, 10:50

Haradinaj: Kosova t’i strehojë afganët dhe të jetë pranë SHBA-së

Haradinaj: Kosova t’i strehojë afganët dhe të jetë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Afganistan.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së.

Ndër të tjera ai thekson se duhet qëndruar pranë Amerikës ashtu siç ata riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria.

“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”, shkruan ai.