TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e bashkuara të Amerikës pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Afganistan kanë nisur me tërheqjen diplomatëve nga ambasada e tyre në Kabul.
Mediat e huaja bëjnë me dije se evakuimi i shumicës së diplomatëve pritej të fillojë sot, ndërsa talebanët vazhdojnë përparimin e tyre që ka sjellë organizatën islamike në periferi të Kabulit brenda pak ditësh.
Gjithashtu pritet që dhe ambasadori britanik të largohet nga Kabul për sigurinë e tij. Forcat e Armatosura Gjermane po përgatiten gjithashtu të evakuojnë diplomatët dhe civilët gjermanë, si dhe bashkëpunëtorët afganë dhe zyrtarë nga Afganistani nën masa të rrepta sigurie.
Masa që autorizon Ushtrinë Federale Gjermane të vendosë anëtarët e Forcës së Reagimit të Shpejtë brenda një jave po hartohet me shpejtësi në parlament.