TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.
Ata kanë diskutuar rreth identitetit europian të shqiptarëve, lidhur edhe me veprën e botuar me të njëjtin titull nga Kadare në vitin 2006.
Sakaq, Kim e ka konsideruar shkrimtarin si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.
“Libri “Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë është sot po aq magjepsës sa ishte kur ai e botoi në 2006-ën.
Ndërsa shohim drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë.
Ishte kënaqësi ta bëja këtë diskutim nga afër me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës”, ka shkruar ambasadorja e SHBA.