AKTUALITET, 13 Gusht 2019, 12:42

“Tërmet” në Shkodër, PD publikon dokumentin e arrestimit të Valdrin Pjetrit


Partia Demokratike ka publikuar dokumentet e arrestimit, dënimit dhe dëbimit të Valdrin Luigj Pjetrit në Firence. Fjala është për dokumentet e Kuesturës së Firences për arrestimin e Pjetrit në 23 janar 2003 bashkë me Altin Dodën.

Arrestimi është bërë për trafik droge.

Sipas Gazmend Bardhit, Valdrin Pjetri ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar dënimin e menjëhershëm. Pjetri është dënuar me 18 muaj burg i cili është pezulluar nga Gjykata.

Në shkurt të vitit 2003, Valdrin Pjetri është dëbuar nga Italia me vendim gjykate për 7 vite.

Kryeministri Edi Rama, e kandidoi Pjetrin në zgjedhjet moniste të 30 Qershorit. Njëlloj si në rastin e Elvis Roshit të Kavajës, Rilindjes i ka dalë një tjetër kandidat me rekorde kriminale.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/08/13/rama-leshon-urgjentisht-valdrin-pjetrin-i-kemi-rruget-te-ndara-edhe-vella-ta-kem-nuk-e-toleroj/

https://www.tpz.al/2019/08/13/si-u-kthye-hakmarrja-primitive-e-rames-ndaj-bushatit-ne-nje-shuplake-te-hidhur-per-kryeministrin/