TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar në Greqi bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Artan Cuku, Kristaq Leci.
Roli i tij ka qenë ndërmjetësimi mes vrasësit me pagesë Mikel Shallari dhe porositësit Bledar Jamabelli.
Arrestimi i tij vjen pas më shumë se dy vitesh nga ekzekutimi i Cukut në derën e shtëpisë së tij, në 8 Prill të 2017-tës, një ngjarje e cila tronditi opinionin publik.
Kristaq Leci ka qenë në Tiranë ditën kur ka ndodhur vrasja e Cukut, dhe ka lajmëruar Shallarin në momentin kur komisari po ngjiste shkallët.
“Ditën e krimit Mikel Shallari ishte pozicionuar para pallatit, ndërsa viktima po kthehej për në shtëpi. Në vendngjarje ai shoqërohej nga i pandehuri Kristaq Leci i cili priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte me anë të SMS-ve.
Pasi viktima u shfaq dhe u fut në një supermarket pranë hyrjes së pallatit, i pandehuri u pozicionua në hyrje të shkallëve të brendshme të pallatit dhe me tu shfaqur viktima e qëlloi me të dyja armët njëherësh”, thuhej në dosjen e prokurorisë bërë publike kohë më parë.