AKTUALITET, 13 Gusht 2019, 10:40

"Turp e skandal”, Boçi: 42 % e forcës aktive për punë me arsim 8-vjeçar, dështim i politikave arsimore

"Turp e skandal”, Boçi: 42 % e forcës aktive për


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boci ka reaguar në “Facebook” duke denoncuar se 42 për qind e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton vetëm me arsim 8-9 vjeçar.

Ai hedh akuza drejt qeverisë, ndërsa thotë se kjo shifër tregon se politikat arsimore kanë dështuar totalisht.

Sipas tij, fëmijët nuk kanë të ardhme nga politikat e ndjekura nga kryeministri Edi Rama.

Postimi i Luçiano Boçi:

TURP E SKANDAL, 42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton me arsim 8-9 vjeçar. Vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë.

Tjetër skandal dhe turp ky! Kjo renditje ndjek atë për IQ ku Shqipëria renditej e parafundit. Dështim total i politikave arsimore.

Kjo dëshmon braktisjen e madhe në arsim, ku shkaku kryesor mbetet pamundësia ekonomike e familjeve shqiptare dhe emigracioni galopant. 135 mijë ka shkuar numri i braktisjes nga fëmijët dhe të rinjtë i cikleve arsimore në këto vite. Renditja hedh poshtë alarmin e rremë për diplomime të pakufishme për të rinjtë, për shkak të numrit të madh të universiteteve.

Ajo godet politikat e zbatuara nga Rama&company për të penguar të rinjtë shqiptarë të vazhdojnë arsimin e lartë dhe mungesën e stimulimit për të ndjekur arsimin e mesëm. Të dy klasifikimet rikthejnë shqetësimin për financimin e arsimit.

Arsimi në Shqipëri mbetet sektori më pak i mbështetur dhe më pak i financuar. Vetëm 56 $ për frymë. Ndërsa në vendet e përparuara kjo shifër shkon nga 1000 deri në 3500 $ për frymë.

Por në Shqipëri paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, konçesione e 100 marifete.

Me Ramën, fëmijët tanë, të rinjtë dhe arsimi i tyre nuk kanë të ardhme.

Hajduti psiqik i votave është hajduti i së ardhmes. Largimi i tij domosdoshmëri jetike për vendin.