AKTUALITET, 13 Gusht 2019, 11:24

Vdes i moshuari në plazhin e Spillesë, dyshohet për atak kardiak

Vdes i moshuari në plazhin e Spillesë, dyshohet për atak kardiak


Një i moshuar ka humbur jetën në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Policia njofton se viktima e identifikuar me iniciale GJ.V dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka humbur jetën.

Informacion Paraprak:

Më datë 13.08.2019,rreth orës 10:40 në Spille, shtetasi GJ. V rreth 73 vjeç, pushues, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.