TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre ditë më parë është ekstraduar nga Britania e Madhe 41-vjeçari Gentian Doda, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjykata e ka njohur sot me masën “arrest me burg” Gentian Dodën, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim.
Doda mendohet se i ka dhënë 30 000 euro gjyqtarit Miri, me qëllim ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Matit e cila në vitin 2001 e kishte dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri është rikthyer në Gjykatë.
Prokurori Klodian Braho ka kërkuar konfiskimin e rreth 30 mln lekëve. Paratë Miri i deklaroi se i kishte marrë hua nga të afërmit e tij për një operacion.
Kush është Gentian Doda
Për Dodën ka bërë edhe një shkrim “Daily Mail”, ku thuhet se ai ka hyrë dy herë ilegalisht në Angli dhe e cilëson atë si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Europë.
Daily Mail shkruan se Gentian Doda është një vrasës i dyfishtë.
Para se të arrestohej ka qenë një nga 16 personat më të kërkuar në Europë.
Ai ka jetuar në Britani për 13 vite dhe ishte i pajisur me pasaportë angleze.