TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë mësuar nga hetimet lidhur me vrasjen e Tonin (Armando) Gjinit, mesditën e djeshme në qendër të Rrëshenit.
Burime bëjnë me dije se pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por nuk përjashtohet as mundësia e një konflikti me grupin e Met Kananit, në të cilin Gjini ka qenë i përfshirë.
Grupi i baronit të drogës Met Kanani, ku babai i dy fëmijëve dyshohet se bënte pjesë kishte filluar të dyshonte për të.
Shkak për këtë mund të jetë bërë fakti se ai doli nga burgu pak ditë pas arrestimit të tij si pjesë e grupit prej 37 personave të arrestuar.
Ajo që tashmë duket e sigurt është fakti se vrasja e Gjinit është kryer nga ekzekutorë me pagesë, pasi saktësia në qitje, dhe shmangia e një tragjedie, që mund të përfshinte fëmijët e 48-vjeçarit, tregojnë se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë.