AKTUALITET, 27 Dhjetor 2020, 08:47

Tërmet me magnitudë 5.3 në Turqi

Mëngjesin e kësaj të diele Turqia Lindore është lëkundur nga një tërmet i fortë.

Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.

Ndërkohë nuk raportohet për viktima, por tronditjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët, raportojnë mediat turke.