AKTUALITET, 26 Dhjetor 2020, 19:13

Ylli Manjani: Nëse Greqia ka të drejtë të marrë 12 milje, përse Rama e kundërshtoi marrëveshjen e parë?

Ylli Manjani: Nëse Greqia ka të drejtë të marrë 12

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, për marrëveshjen detare me Greqinë. Sipas Manjanit, deklaratat e Ramës kundër kritikëve të politikës së tij të jashtme janë të papranueshme nga ana etike.

Lidhur me çështjen e 12 miljeve, Manjani thotë se, nëse Greqia ka të drejtë të marrë këtë hapësirë, atëherë përse Edi Rama kundërshtoi marrëveshjen e parë me shtetin helen në vitin 2009.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit në rrjetet sociale:

Edi Rama insiston se “Greqia ka të drejtë” dhe se “zgjerimi i saj me 12 milje është e drejtë e saj”. Ai na informon se në 1990 e paskemi bërë dhe ne këtë gjë që po bën Greqia sot.

Po e lëmë mënjanë dhe fjalorin tejet fyes dhe të pa vend për Shqiptarët që e kritikojnë dhe i kërkojnë hesap. Po e lemë mënjanë, jo se nuk e meriton ti përvishesh mbrapsht, por fakt është se ai është i dhjeri përderisa gjen fjalë fyese vetëm për Shqiptarët dhe asnjë fjalë të tillë as për grekët e as serbët.

Po mirë, kur paska qenë kaq e kollajtë kjo punë, pra “Greqia qënka në të drejtën e vet”, përse Edi Rama denoncoi negociatat që bëri qeveria Berisha me ta?

Përse u ankua në Gjykatën Kushtetuese?! Përse Saliu ishte tradhëtari, që negocioi?!

Përse Grekët nuk u zgjeruan që atëherë, ppr e lanë për tani?!

Përse nuk na i tha që para 10 viteve këto gjëra që na i thotë sot, pasi më parë ja ka thënë në vesh Grekëve?!

Nëse ata që kritikojnë sot e i kërkojnë llogari na qenkan “llum e injorantë”, po Ai vetë që ka bërë gjithë atë gurgule ishte njësoj llum?! Apo e përdori për të mashtruar njerëzit për vota?!

Sido ta rrotullosh nuk del dot nga gropa e llumit ku ka rënë.