AKTUALITET, 26 Dhjetor 2020, 18:41

Edhe Italia shënon rënie të ndjeshme/ Ja sa raste pozitive dhe sa pacientë humbën betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit

Edhe Italia shënon rënie të ndjeshme/ Ja sa raste pozitive dhe sa

10,407 raste të reja kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, në Itali në 24 orët e fundit, ndërsa 261 pacientë kanë ndërruar jetë.

Dje ka pasur 19,037 raste të reja dhe 459 viktima.

Në total, që nga fillimi i epidemisë, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet në 2,038,759, kurse viktimat 71,620. Aktualisht pozitive janë 580.941 persona, të shëruar 1.386.198.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të pranuar në kujdesin intensiv ka shkuar në 2,582. Pranimet në pavijone të zakonshme janë ulur me 98 njësi, duke e çuar totalin në 23,304.

Rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve janë Veneto (2,523), Emilia Romagna (1,756), Lombardia (1,606) dhe Lazio (1,123).