AKTUALITET, 26 Dhjetor 2020, 20:14

Alarm në Itali, mutacioni i ri i koronavirusit konstatohet në Napoli, Veneto dhe Bari

Alarm në Itali, mutacioni i ri i koronavirusit konstatohet në Napoli,

Italia shënoi sot 10 407 raste të reja me koronavirus, ndërsa në spitale ndërruan jetë 261 persona.

Edhe pse rastet e reja janë duke rënë, autoritetet janë të shqetësuara për shkak të konstatimit të mutacionit të ri të virusit tek disa pacientë, raporton abcnews.al.

Versioni i ri i koronavirusit u konstatua te gjashtë pacientë në Napoli, të cilët ishin kthyer në Itali para pezullimit të fluturimeve. Po ashtu, raste të ngjashme janë konstatuar në Veneto dhe në Bari.