TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vëllezër ishin nisur për gjueti në fshatin Domianoi, Greqi, por njëri prej tyre ka qëlluar padashje tjetrin. Mediat greke raportojnë se i plagosuri ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.
Mësohet se viktima është rreth 52-vjeç. Incidenti ndodhi pak para mesditës së ditës së sotme, teksa dy vëllezërit kishin dalë për të gjuajtur derra të egër në zonën e Fourna.
Mediat greke raportojne se plumbi 52-vjeçarin e ka kapur mbi sy dhe se ai kishte marrë dëmtime të shumta në pjesën e trurit. Kështu mjekët në Spitalin e Përgjithshëm të Karpenisi, ku ai u transportua, e intubuan atë dhe e dërguan për monitorim intensiv në ICU të Lamia.
Fatkeqësisht, para se të hynte në ICU, ai ndërroi jetë. Ky incident u regjistruan në ditën e parë kur qeveria greke njoftoi se lejohet gjuetia nga 25 dhjetori deri më 6 janar.