AKTUALITET, 26 Dhjetor 2020, 20:37

Shpërthim me tritol në një automjet! Informacionet e para

Shpërthim me tritol në një automjet! Informacionet e para

Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur në një automjet. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune rreth ores 20:30 në lagjen “Rus” në Shkodër.

Paraprakisht mësohet se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, pasi në momentin e shpërthimit në makinë nuk ka pasur asnjë njeri.

Ende nuk ka informacione për ngjarjen, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.