AKTUALITET, 4 Gusht 2020, 14:51

Tërmet me magnitudë 5.2 në Turqi

Tërmet me magnitudë 5.2 në Turqi


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 shkallë të shkallës Rihter ka ‘shkundur’, provincën lindore të Turqisë, Malatya, këtë të martë shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë sa i përket kësaj çështje autoriteti i Menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti ka goditur qarkun Puturge rreth orës 12:37 me kohë lokale.

Gjithashtu mësohet se tërmeti ka pasur një thellësi prej 8.16 kilometra, ndërsa ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se nuk është raportuar deri më tani për dëme nga autoritetet e Malatyas.