TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrásja e 72-vjecarit Abdulla Budlla tronditi të gjithë vendin ditën e djeshme pasi trupi i tij i pajetë u gjet në mes të rrugës pranë kryqëzimit të Rinasit.
Ai ishte banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.
Miku i tij ka dhënë disa detaje duke hedhur poshtë mundësitë e konfliktit me persona të tjerë që mund të kenë vrárë për hákmarrje.
“Ishte njeri shembull për të gjithë fshatin. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë. Nuk di të kenë pasur konflikt si familje. Fëmijët i punojnë jashtë shtetit”, thotë Budlla për Fax News.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta, ndërsa burime bëjnë me dije se është qëlluar nga një mjet në lëvizje ndaj Budllës.
Mësohet se Budlla është vrárë nga një breshëri kalláshnikovi që është qëlluar nga brenda një mjeti në lëvizje, ndërsa ai ndodhej në anë të rrugës, dhe nuk dihet nëse po priste klientë.
Blutë e kryeqytetit po punojnë për fiksimin e çdo prove të mundshme që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.