AKTUALITET, 4 Gusht 2020, 11:57

Fushë-Krujë, digjen pesë hektarë me pemë e shkurre, dyshimet për zjarrin

Fushë-Krujë, digjen pesë hektarë me pemë e shkurre,


Një sipërfaqe e madhe prej më shumë se pesë hektarë e pyllëzuar me pemë të ndryshme dhe shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë-Krujës.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të madhe.

Për shkak të përhapjes së madhe të zjarrit përpos zjarrfikëses së Krujës është dashur dhe ndërhyrja e një zjarrfikëseje private e cila operon në zonën e Niklës.

Sipas raportimeve, flakët e zjarrit po i afrohen varrezave të fshatit, ndërkohë që zjarrfikësit deklarojnë se zjarri është i qëllimshëm.