TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ka selektivitet dhe mos respektim të aktit normativ në mënyrë të barabartë”.
Kështu deklarojnë për "News 24" pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë, të cilët protestuan sot, pasi pretendojnë se ashpërsia e policisë po bëhet vetëm ndaj subjekteve në Bashkinë e Lezhës, por nuk ndodh kështu në Kurbin e Mirditë.
Sipas tyre kështu ndodh edhe në qytete të tjera, ku dasmat zhvillohen normalisht madje duke marrë edhe ato tashme të anuluara në Lezhë për shkak të COVID-19.
Këto biznese kërkojnë vlerësim të situatës dhe trajtim të njëjtë për të gjitha subjektet në të gjithë vendin.
Pas situatës së krijuar dhe mbylljes përfundimtarë të këtyre bizneseve, pronarët e tyre kërkojnë që qeveria të rishikojë paketën e mbështetjes financiare edhe për ta.
Vetëm gjatë dy javëve të fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 subjekte ë ushtronin aktivitet publik duke realizuar dasma, por nuk ka asnjë të ndëshkuar në Kurbin dhe Mirditë.