AKTUALITET, 4 Gusht 2020, 12:47

Pas Hotit, infektohet me koronavirus edhe zëvendëskryeministri

Pas Hotit, infektohet me koronavirus edhe zëvendëskryeministri


Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij është infektuar me koronavirus. Pas bërjes së testit, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka rezultuar pozitivë me koronavirus.

Selmanaj përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se pas testimin ka rezultuar pozitivë dhe ndodhet në izolim.

POSTIMI:

Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv.

Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik.

Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme.