TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr mes disa personave dhe një polici para gjykatës së Rrethit në Shkodër.
Disa qytetarë kanë kapur me forcë policin që qëndronte tek dera dhe e kanë nxjerrë atë jashtë. Më pas janë futur në godinë.
Ky veprim i qytetarëve ka ardhur, pasi ata rrezikojnë të humbasin banesën në të cilën jetojnë.
Rreth dy javë më parë, pesë familje u përplasën me policinë, pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror se duhet të dilnin nga banesa e tyre.
Ky njoftim u ishte bërë, pasi banesave të tyre u ka dalë pronari i vjetër.
Banorët u shprehën se prej vitesh janë në “luftè” dhe se gjykata ka vendosur pezullimin e vendimeve të përmbaruesit.