TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtatë persona të dënuar për krīme të ndryshme kanë rënë në ‘rrjetën’ e OFL-së këtë të martë.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.
Ata janë: Alket Rushiti, Laert Haxhiu, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi dhe Nikollaq Sina.
Veprat për të cilat ata akuzohen janë nga trafiku i drōgës, tek vrāsje e trafik femrash për prostītucion.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Policia tha se letrat i kanë marrë këta persona:
N. S., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
R. Z., me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë krīminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drōgës”;
S. B., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim” e mbetur në tentativë”;
E. G., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
P. K., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim”;
A. R., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostītucion”;
L. H., me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrāsja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “ārmëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.