AKTUALITET, 4 Gusht 2020, 13:11

Akuzohet për vrāsjen e Indrit Çelës, dërgohet për gjykim Griseldo Kusi

Akuzohet për vrāsjen e Indrit Çelës, dërgohet për


Gjykata e Tiranës ka dërguar për gjykim të pandehurin Griseldo Kusi, i akuzuar për vrāsjen e Indrit Çela në gusht të 2019.

Griseldo Kusi i pandehur me akuzën e vrāsjes me paramendim, për vrāsjen e 26 vjeçarit në gusht të vitit 2019.

Avokati i të pandehurit ka theksuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë, ndërkohë që gjykata ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 gusht të vitit të kaluar, në vilën e Kusëve, ku vīktima ishte teknik i kondicionerëve.

Vrāsja ndodhi pas një sherri banal për vendosjen e një kondicioneri, ndërsa krīmi është munduar të fshihej.

Griseldo Kusi është vetëdorëzuar në polici në nëntor të vitit 2019.