TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorit amerikan, Donald Lu nuk i del inati me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Diplomati amerikan ka komentuar lëvizjen e fundit të Llallës për t’u tërhequr nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit.
Duke e konsideruar këtë si një akt individual, Ambasadori Lu ka thënë për News 24 se spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit, është një arritje.
“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, tha ambasadori Lu.
Në vijim të interesimit të “News24” për Llallën, kryediplomati amerikan në vendin tonë heq dyshimet nëse pas tërheqjes nga sistemi do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vetting-ut.
“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, theksoi ambasadori.