AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 15:10

E rëndë, polici rrugor vdes në krye të detyrës

E rëndë, polici rrugor vdes në krye të detyrës

Një oficer policie ka ndërruar jetë  në mënyrë tragjike këtë të hënë. Ngjarja ka ndodhur në Tepelenë, ku polici rrugor Ilir Divintari, kishte dalë në punë siç do ditë.

Por nga sa mësohet paraprakisht, ai nuk është ndjerë mirë duke shkuar me urgjencë në spitalin rajonal.

Por, sapo ka mbërritur në spital, ai ka ndërruar jetë, duke mos pasur mundësinë që të marrë kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes tragjike të tij të ketë qenë ataku kardiak.

Megjithatë, do të duhet të presim autopsinë për të kuptuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.