TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka treguar diskutimet.
Ai tha se është diskutuar në lidhje me komisionin parlamentar për çështjen Tahiri-Habilaj.
Pjesë nga deklarata
Ministra e Brendshme, kryeministri kishin informacion zyrtar, por trafiku bëhej me bekimin dhe ryshfetin që jepej deri tek më të lartët.
Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, Haki Çako dhe paraardhësit e tij e kanë pasur në mënyrë zyrtare nga SHISH dhe nga Interpol, nga denoncimet e opozitës, dhe nga media. Shumë gazetarë kanë shkuar dhe kanë rrezikuar të shkonin në parcelat me hashash. Këto fakte janë varrosur në zyrën e kryeministrit.
Kjo është arsyeja se Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ka kthyer parlamentin në gjykatë. Ndërhyrja e Ramës në skandalin Tahiri-Habilaj, çoi në kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës.
Kërkesa për komisionin do të jetë njohja me faktet dhe kërkesa do të depozitohet sot.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1782574968460343/